Kurti: Pagat do të rriten, fokusi ynë është punësimi

22 shkurt 2022 | 11:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku është duke u diskutuar për rritjen e pagës minimale, ka thënë se lista fituese e Vetëvendosjes në zgjedhje s’ka fituar me sloganin rritje e pagës dhe drejtësi por punësim dhe drejtësi.

Ai para deputetëve është shprehur se paga minimale duhet dhe do të rritet.

“Sot janë bërë 11 muaj prej se është votuar qeveria jonë dhe besoj që gjatë këtyre 11 muajve kemi shënuar rezultate të mira në ekonomi. BQK-ja ka konstatuar rritje 9.9 për qind ekonomike, me këtë rast në 3 mujorin e dytë të vitit që shkoi ka qenë 16 për qind rritja ekonomike. Ndonëse pagat në Kosovë duhet dhe do të rriten ato s’mund ta ndjekin rritjen ekonomike dhe në anën tjetër pagat mund ta ndjekin rritjen ekonomike vetëm atëherë kur kemi papunësi të ulët, në rastet kur papunësia është shumë e lartë s’mund ta ndjekin rritjen ekonomike. Lista jonë fituese nuk ka fituar me sloganin rritje e pagave dhe drejtësi, por me punësim dhe drejtësi, pagat duhet dhe do të rriten, por theksi ynë është tek rritja e punësimit”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauro Icardi pritet të largohet nga PSG-ja në afatin kalimtar…