Kurti paralajmëron dorëheqje dhe shkarkime pas vrasjes së 35-vjeçares

02 dhjetor 2022 | 14:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar dorëheqje dhe shkarkimin e të gjithë atyre që kanë dështuar ta kryejnë detyrën në rastin e vrasjes së 35-vjeçares nga ish-bashkëshorti i saj.

Kurti ka sqaruar se ka aprovuar kërkesën për inspektime të shtuara me kërkesë të grupit ndërministror.

Madje, Kurti ka akuzuar gjyqësorin për mosefikasitet, duke thënë se shumë lëndë janë pluhurosur në sirtarët e gjykatave.

“Grupi ndërministror ka shtruar disa kërkesa që unë i kam aprovuar dhe do të bëhen inspektimet. I gjithë zinxhiri institucional i papërgjegjësisë duhet të dorëhiqet ose hiqet. Ne nuk mund të merremi me vendime të cilat i bënë gjyqësori, mirëpo me keqardhje kur vjen puna me vetvete po dalin të jenë efikas për dallim prej lëndët të panumërta që janë pluhurosur në sirtarët e drejtësisë dhe të cila nuk trajtohen si duhet”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian mbërriti në restorantin Gekko në Miami të enjten…