Kurti paralajmëron mbledhje të qeverisë sot dhe nesër

28 shkurt 2020 | 14:28

Një mbledhje gjithëditore do të mbahet gjatë ditës së nesërme nga Qeveria e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur sot kryeministri i vendit, Albin Kurti. Mbledhja do të mbahet me qëllimin e përfundimit dhe orientimit të programit qeverisës.

Megjithatë, Kurti ka paralajmëruar se sot mund të ketë takim tjetër me ministrat, por pa specifikuar arsyen.

“Nesër kemi një mbledhje gjithëditore, që programin qeverisës ta shndërrojmë në version përfundimtar, në një plan të punës e të aksionit, me të cilin do ta realizojmë orientimin e ri të qeverisë së Kosovës. Është mirë që i gjithë kabineti tërë ditën ta lë të lirë. Mirë u pafshim nesër nëse nuk na bije edhe sot pasdite të shihemi”, ka thënë Kurti duke paralajmëruar se sot mund të ketë lëvizje të reja.

Ndryshe, qeveria e Kosovës sot ka shkarkuar edhe dy borde të ndërmarrjeve publike, atë të Trepçës dhe të Infrakos-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka pak ditë që është kthyer në Shtetet e Bashkuara…