Kurti paralajmëron riverifikim të listave të veteranëve: Nuk kanë qenë 60 mijë veteranë

22 mars 2022 | 23:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për çështjen e rritjes së pensioneve të veteranëve të luftës.

Kurti ka thënë se është një dallim i madh në këtë çështje pasi që sipas tij është deformuar historia me listën prej mbi 60 mijë veteranësh.

Kurti ka thënë se nuk kanë qenë mbi 20 mijë veteranë.

“Është një dallim i madh. Kemi deformuar historinë tonë me atom bi 60 mijë emra. Një ndër personat që më së shumti e di përbërjen e UÇK-së është Rexhep Selimi. Ai e di çka ka qenë UÇK-ja. Nuk ka teori për mbi 20 mijë veteranë”, tha ai.

Kurti tha se Kosovës i duhet që të dihet se sa veteranë saktë janë.

Me insistimin e moderatorit, Kurti paralajmëroi ri-verifikim të listave të veteranëve.

“Besoj që mirë do të ishte. Kush e formon e kush e bën është pak e rëndësishme”, tha Kurti.

“Nuk e di a do ta quajmë riverifikim, por kemi nevojë për dëshmi. Lufta ka nevojë për të vërteten edhe në kuptimin sasior. Po përfundojmë duke i ditur saktë vetëm të vdekurit. Duhet t’i dijmë edhe të gjallët”, tha kryeministri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ministrja e…