Kurti: Pas certifikimit të rezultatit, konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, bisedohet për presidentin

31 dhjetor 2025 | 11:21

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur sot edhe për çështjen e postit të presidentit.

Ai ka theksuar se së shpejti do ta takojë presidenten Vjosa Osmani dhe më pas do të shohin si të veprohet tutje.

“Ne së pari do të presim certifikimin e rezultatit, duhet të konstitutohet Kuvendi dhe duhet ta shohim përbërjen e legjislaturës së dhjetë dhe më pastaj të ecim tutje. Por ashtu siç kam thënë sot është dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takojë presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por keni parasysh se njëherë është kontituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhje e presidentes apo presidentit”, ka thënë Kurti sot para medieve, pas takimit që pati me zyrtarë të Postës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nuk ka…