Kurti: Pasi të kthehem nga Brukseli do ta publikojmë programin qeverisës

24 prill 2021 | 22:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pasi të kthehet nga takimi në Bruksel, do ta publikojë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

“Ne jemi në ditët e fundit të finalizimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, i përqendruar në investime për krijimin e vendeve të punës dhe drejtësinë për të luftuar korrupsionin. Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në Kuvend për miratim dhe do të fillojmë agjendën tonë transformuese”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka reaguar…