“Kurti paska lëshu pe, por nuk po e di pse qenkan gëzu këta të regjimit t’vjetër”

24 nëntor 08:23

Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti “ka lëshuar pe”, por Gashi ka shprehur habi sesi, siç e quan ai “regjimi i vjetër”, qenka gëzuar.

“Ky paska lëshu pe, po s’po e kuptoj pse ju të regjimit të vjetër qenkeni gëzu”, ka shkruar Gashi.

Të mërkurën shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes teknike për targat.

Ajo është arritur pas takimit të nivelit kryenegociatorësh, pasi në mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë ka dështuar të hënën.

Marrëveshja nënkupton që Serbia më nuk do të lëshojë targa KM, ndërkaq Kosova nuk do të vazhdojë me fazën e dytë të vendimit për targat – gjobitjen.

Po ashtu, është edhe një dakordim për nisjen e negocimit të planit franko-gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira…