Kurti për 11 shtatorin: Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan

11 shtator 2019 | 11:56

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar 11 shtatorin e vitit 2011, ku mijëra njerëz janë vrarë nga sulmi terrorist në kullat binjake në ShBA.

Kurti ka thënë se Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan.

“Më 11 shtator 2001, në një mëngjes të kthjellët, vdekja ra nga qielli. Mijëra njerëz me prejardhje nga e gjithë bota u vranë e me mijëra të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist i cili tronditi gjithë botën. Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave. Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur. Ne jemi mirënjohës për ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e popullit amerikan dhe të vendosur për luftimin e terrorizmit të të gjitha ngjyrave dhe krahëve”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se…