Kurti për pajisjet e ngrohjes: Aplikoni e përfitoni nga kjo mbështetje e Qeverisë

29 nëntor 2022 | 19:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar qytetarët përfitues të asistencës sociale si dhe nënat vetushqyese që të marrin mbështetje nga thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Kurti thotë se ky subvencionim do t’i ndihmojë qytetarët që të kalojnë dimrin më lehtë.

“Kanë mbetur edhe 4 ditë nga Thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, e cila, pra, është e hapur për aplikim deri më 2 dhjetor”, ka shkruar Kurti.

“Subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë juve të tejkaloni sa më lehtë dimrin që kemi para, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin. Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane”.

“Ju ftoj veçanërisht juve qytetarë përfitues të asistencës sociale si dhe juve nëna vetushqyese që të aplikoni e përfitoni nga kjo mbështetje e Qeverisë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flori Beqiraj, i dyshuari për sulmin seksual ndaj aplinistes, Mrika…