Sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi, lirohet nga burgu Flori Beqiraj

29 nëntor 2022 | 19:43

Flori Beqiraj, i dyshuari për sulmin seksual ndaj aplinistes, Mrika Nikçi, është liruar nga burgu.

Burime të Klan Kosova bëjnë të ditur se ndaj tij është ngritur aktakuzë për “sulm seksual” javën e kaluar. Më 30 shtator, Nikçi pati publikuar videon që shfaqte momentin kur ajo sulmohet seksualisht nga një person.

Kujtojmë se më 1 tetor Gjykata Themelore në Pejë i pati caktuar masën e paraburgimit prej një muajit të pandehurit Flori Beqiraj, i cili sulmoi seksualisht Mrika Nikçin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në takimin e mbajtur sot me ambasadorë të akredituar në…