Kurti për rastin në Pejë: Ajo që pamë ishte e tmerrshme

03 nëntor 2022 | 01:00

Ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti në lidhje me rastin e keqtrajtimit të një të moshuareje në një qendër në Pejë.

“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Ai ka theksuar se të moshuarit janë më të dashurit tanë, duke pohuar se ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët.

“Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndjenjën dhe përkujdesjen qytetare”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë vdekur në një vetaksident në rrugën Smrekonicë-Gojbulë,…