Vdesin dy persona në një vetaksident në Vushtrri

03 nëntor 2022 | 00:25

Dy persona kanë vdekur në një vetaksident në rrugën Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë.

Sipas njoftimit nga Policia, e përfshirë ka qenë një veturë civile në të cilin gjendeshin dy persona.

“Sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, mirëpo si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor. Mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeçare. Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqimin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një…