Kurti për ‘Severna Brigada’: Kërcënimet që bëjnë, dëshmia më e re se nuk kanë vend në Republikën e Kosovës

08 maj 2026 | 16:57

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është pyetur të premten për kërcënimet e publikuara nga organizata “Severna Brigada”, duke thënë se ato janë dëshmi e karakterit terrorist të këtij grupi.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këto kërcënime, Kurti ka thënë se pjesëtarët e kësaj organizate nuk kanë vend në Kosovë dhe se institucionet i kanë shpallur ata organizatë terroriste që në vitin 2023.

“Po, ne i kemi shpallur ata organizatë terroriste më 29 qershor të vitit 2023 dhe këto kërcënime që i bëjnë ata janë veçse dëshmia më e re se janë ashtu siç i kemi shpallur dhe se nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Të gjithë pjesëtarët e të ashtuquajturave ‘Brigada Veriore’ janë kriminelë, janë terroristë, të cilët kanë bërë zullum në Kosovë në të kaluarën, por koha e tyre në Republikën tonë ka kaluar. Fatkeqësisht, ata janë të lirë dhe vazhdojnë që të kenë ndikim në Beograd”, ka thënë Kurti.

Ndërsa organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë është thënë: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”./EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltarja e Donika Gërvallës, Triera Kasumi, ka thënë se largimi…