Haxhi Avdyli i përgjigjet Guxo-s: Jo tri probleme më pak, por 100 mijë e 786 vota më pak

08 maj 2026 | 16:55

Këshilltarja e Donika Gërvallës, Triera Kasumi, ka thënë se largimi nga Guxo i ish-deputetëve, Haxhi Avdyli, Jeta Statovci e Albena Reshitaj, të cilët i janë bashkuar Vjosa Osmanit, për Guxo janë “3 probleme më pak”.

Kësaj deklarate i ka reaguar i Avdyli, i cili ka numëruar votat e të treve dhe tha se këto vota do t’i mungojnë atyre.

“Jo, 3 probleme më pak por 100 mijë e 786 vota më pak. Përndryshe, më 28 dhjetor, Jeta Statovci pati 37 mijë e 916 vota, Haxhi Avdyli 33 mijë e 562 vota dhe Albena Reshitaj me 29 mijë e 308 vota. Shihemi më 7 qershor…”, ka shkruar Avdyli në “Facebook”.

Këshilltarja e Gërvallës i reagon Avdylit, Statovcit dhe Reshitajt që shkuan te Osmani: Qytetari do t’ua mbajë mend të ‘bëmat’

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltarja e Donika Gërvallës, Triera Kasumi, ka reaguar për largimet…