Dimal Basha: Ekipet punuan gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve nga bora, apelohet për kujdes në trafik
29 nëntor 2026
| 11:35
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e borës në autoudhë, rrugët nacionale dhe ato rajonale.
Përmes një postimi në Facebook, Basha ka bërë të ditur se, përveç pastrimit të borës, ekipet kanë hedhur edhe kripë për të parandaluar krijimin e ngricave në rrugë.
Ai ka theksuar se puna e ekipeve ka vazhduar edhe gjatë mëngjesit, ndërsa i ka falënderuar punëtorët që kanë qenë në terren gjatë natës për të mundësuar qarkullimin e qytetarëve.
Ministri ka bërë të ditur se reshjet e borës po vazhdojnë edhe këtë mëngjes, ndaj u ka bërë apel ngasësve që t’i shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.



