Kurti për takimin me liderët opozitarë: Ka shkuar shumë mirë

08 nëntor 2022 | 10:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar shkurt pas takimit me liderët e opozitës.

Ai ka thënë se takimi ka shkuar “shumë mirë”, derisa ka dalë nga objekti i qeverisë.

Ndërkohë që liderët opozitarë kanë deklaruar se nga kreu i ekzekutivit nuk kanë dëgjuar asnjë plan konkret për të dalë nga situata në të cilën ndodhet vendi, pas largimit zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit.

I pari që lëshoi takimin ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili në një postim në “Facebook” ka thënë se “Kurti mbante ligjërata e nuk sqaronte përse ka prishur raportet me Amerikën”.

Ndërsa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një prononcim për media pas takimit me Kurtin, ka thënë se nuk është i sigurt nëse ky i fundit e dinë se në çfarë rruge ka hyrë apo se si do të dalë.

Këtë mendim e ka ndarë para mediave edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë plan për të dalë nga situata në të cilën ndodhet. Ai ka thënë se nga ky takim nuk ka parë gatishmëri nga ana e Kurtit për koordinim me ShBA-në.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kamion është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë mëngjes…