Kurti për takimin në Bruksel me Vuçiqin: Nuk është vazhdim për dialogun e mëhershëm

02 qershor 2021 | 14:45

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në dialogun që do ta zhvillojë me presidentin e Serbisë në Bruksel, Aleksandër Vuçiq do të jetë përballja dhe takimi i tij i parë me të.

Kurti pas takimit që zhvilloi me presidenten e vendit, Vjosa Osmani në një prononcim për media ka pohuar se dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë vazhdim i dialogut të mëhershëm, por vazhdim i dialogut të ardhshëm.

“Në takimin që do të zhvillohet në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut por përballja e parë, apo takimi i parë me Vuçiqin me të cilin s’jam takuar asnjëherë, për dallim me tryezën që është mbajtur me mbi 30 veta në shkurt të vitit  2020 në konferencës e Sigurisë që mbahet tradicionalisht në Mynih të Gjermanisë. Është takimi i parë dhe aty do ta shohim se çfarë do të jetë kapitulli i dialogut të ardhshëm, është takim i dialogut të ardhshëm por nuk është vazhdim për dialogun e mëhershëm”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se për procesin e dialogut do ta kenë një diskutim në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valentina Musa Tolaj shpall të pavlefshme Licencën e punës të…