Kurti: Përfaqësuesit e politikës së jashtme janë të padijshëm

22 nëntor 2018 | 11:06

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për dështimet e politikes së jashtme ka folur për anëtarësimin e vendit tonë në organizata ndërkombëtare dhe dështimin e diplomacisë në këtë proces.

Kurti ka thënë se përfaqësuesit e politikës se jashtme janë të padijshëm. “Qysh moti na kanë premtuar njohje nga Serbia dhe anëtarësim e askund s’jemi. Kjo nuk ka ndodhur, sepse politika e jashtme është edhe politikë e brendshme. Miliona janë dhënë për lobim e për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ndërkaq që pagat janë shumë të ulëta. Përfaqësuesit e politikës së jashtme janë pa dije. Ata logojnë si t’ua dojë mendja. Nuk mund të lobosh me qasje biznesmeni për Interpol”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova nuk është duke funksionuar. Ne këtë kontekst, ai ka thënë se
Presidenti Hashim Thaçi po tenton që ta shmang Kuvendin në arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

Sipas tij, kjo paraqet tendencë grushtshteti ndaj Kosovës.

“Kosova praktikisht nuk po funksionion. Presidenti e ka hedhur në gjyq edhe kryeministrin edhe Kuvendin. E ka pyetur Kushtetuesen se a mund të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare dhe në anën tjetër të anashkalojë Kuvendin. Kjo paraqet intencë për grushtshtet ndaj Kosovës”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Uruguait, Edison Cavani, mendon se “Topin e Artë”…