Kurti përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën

18 prill 2022 | 10:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga disa prej ministrave të Qeverisë së Kosovës, ka bërë sot homazhe në Prishtinë te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti.

Kryeministri ka thënë se Zahir Pajaziti, së bashku me dy bashkëluftëtarët, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, kanë kontribuuar që UÇK-ja të shndërrohet në ushtri të vërtetë, duke u bërë bartëse e çlirimit të vendit bashkë me ndërhyrjen e NATO-s.

“Së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrin Mehaj dhe me deputetë të LV-së, vendosëm lule të freskëta te përmendorja e komandant Zahir Pajazitit. Ai është udhërrëfyes për çdo qeveri dhe për të gjitha institucionet e shtetit tonë”, ka thënë Kurti, i cili ka shtuar se komandant Zahir Pajaziti ka dhënë kushtrimin e lirisë shumë herët dhe ka mobilizuar dhe zgjeruar radhët e ushtrisë. “Bashkë me Hakif Zejnaullahun dhe Edmond Hoxhën këta ishin luftëtarë që nuk kursyen asgjë, por goditnin forcat armike serbe dhe kontribuonin që UÇK-ja të shndërrohet në ushtri të vërtetë e që u bë bartëse e çlirimit të vendit tonë bashkë me ndërhyrjen e NATO-s”, ka thënë ai.

“Ne që e mbajmë mend atë kohë që të gjithë duhet ta dimë prej nga vijmë që të jemi të sigurt për rrugën përpara. Këtyre që kontribuuan ua kemi borxh që të ardhmen ta bëjmë më të mirë”, ka shtuar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur në QKUK një këmbësor i aksidentuar më 9…