Kurti po bëhet kosovacentrist ekstremist

30 korrik 2021 | 11:25

Faton Abdullahu

Albin Kurti po bëhet kosovacentrist. Ai po bëhet i tillë në kuptimin negativ të këtij koncepti. Kosovacentrizmi i Kurtit si koncept politik, po determinohet nga egocentrizmi i tij si individ në politikë. Në të vërtetë ai tash sa kohë u bë kosovacentrist ekstremist, përjashtues dhe jo bashkëpunues me shqiptarët jashtë Kosovës. Ky është KURTocentrizëm. E kuptueshme, Kurti po ju shet mend dhe po vjen me pika e propozime se si duhet të organizohet krejt Ballkani, ju propozon iniciativa edhe Brukselit dhe SHBA-ve, e s’po ju tregon shqiptarëve në Ballkan se çka e si duhet të veprojnë ata.

Konsovacentrizmi i Kurtit është dekadent sepse determinohet nga bindja torrollake se për çdo gjë Prishtina është qendra e botës shqiptare, vetëm sepse ai tani është në qendër të Prishtinës si Kryeministër. Sa më i bindur se, vetëm politikat e tija janë të drejta dhe ai e ka mirë dhe të tjerët duhet ta dëgjojnë, aq më kosovacentrist po përfundon. Kështu po bëhet njeriu që ka fituar shumë, ama shumë vota, në emër të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kanë qenë duke udhëtuar nëpër…