Kurti: Po e tejkalojmë edhe rezultatin e 14 shkurtit të 2021-s

31 dhjetor 2025 | 11:14

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nuk ka ndërrua ndonjë mënyrë sesi do të procedojë me formimin e Qeverisë, por megjithatë thekson se rezultati është i qartë, duke shtuar se po tejkalon edhe atë të 14 shkurtit të 2021-s, raporton Ekonomia Online.

E bllokimin për konstituimin e Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, Kurti e sheh si inekzistent.

“Nuk kam ndonjë gjë për të thënë, rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë. Ne kemi prit se do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit, por duket që po e tejkalojmë rezultatin e 14 shkurtit 2021. Bllokimet në konsitutimin e Kuvendit dhe pengesat për formimin e qeverisë së re tashmë janë inekzitent”, tha Kurti gjatë konferencës për media që pati pas takimit me zyrtarë të Postës së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se sot ka…