Kurti: Policët thonë se kanë qenë në Kosovë në momentin e rrëmbimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, i ka vizituar të martën tre policët e arrestuar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës.
“Përshkrimi se si ka ndodhur rrëmbimi është i njëjtë. Ata thonë se në momentin e rrëmbimit kanë qenë te tryeza e improvizuar, kanë qenë duke ngrënë drekë. Së bashku, kur 15 persona i kanë rrethuar, i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Të tre kanë qenë bashkë. Të tre e kanë rrëfimin e njëjtë, kur pyeten ndaras nga ambasadori ynë Jetish Jashari”, ka thënë Kurti.
Në një konferencë për medie me gazetarë, bashkë me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, Kurti ka insistuar se policët janë rrëmbyer dhe se një veprim i tillë ka qenë hakmarrje ndaj Policisë së Kosovës, për shkak të, siç ka thënë, luftimit të krimit të organizuar.
Sipas Kurtit, Serbia “me këto akte agresioni” synon destabilizim në Kosovë.
Zyrtarët policorë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet serbe më 14 qershor.
Prishtina ka thënë se ata janë rrëmbyer në territorin e Kosovës, ndërsa Beogradi ka thënë se ata janë arrestuar në territorin serb.



