Kurti prezanton Asad Gashin si prurje të re në Vetëvendosje

23 shtator 2019 | 16:35

Asad Gashi i është bashkuar të hënën Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin për aderimin e Gashit në Vetëvendosje e ka bërë me dije në llogarinë e vet në “Facebook”, lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti.

“Asad Gashi ka diplomuar për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës ku edhe ka vazhduar magjistraturën për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ka përfunduar magjistraturën e dytë për Integrime Evropiane dhe Politika të Bashkimit Evropian në Kolegjin ISPE. Asadi momentalisht punon si menaxher në një firmë ndërkombëtare që ofron shërbime financiare. Me një përvojë në punë kërkimore dhe analitike, si asistent dhe menaxher i shumë projekteve në disa institute dhe firma, Asadi iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje!”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga të gjitha sendet historike që u shitën në ankandin …