Kurti priti në takim ish-eurodeputetin gjerman, Knut Fleckenstein  

01 maj 2021 | 13:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në vizitë miqësore ish-deputetin e Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein.

Ish-eurodeputeti është anëtar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë dhe mbështetës i kahmotshëm i kryeministrit Kurti.

Në takimin që u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Punës ata trajtuan shumë tema, me theks të veçantë socialdemokracinë.

Kryeministri Kurti e njoftoi Fleckensteinin për vizitën e tij në Bruksel dhe takimet e shumta që pati atje me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, komisionerë dhe eurodeputetë.

Ish-eurodeputeti Fleckenstein e përgëzoi kryeministrin Kurti për vizitën e suksesshme dhe i dëshiroi sukses në realizimin e planeve për reforma në shumë fusha, që do t’i hapnin rrugën zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të vendit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
FC Drita vazhdon të mbetet klubi me më së shumti…