Kurti: Regjistrimi i popullsisë, një prej veprimeve më të rëndësishme institucionale

08 nëntor 2022 | 12:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën hapëse të Javës së Regjistrimit të Popullsisë, organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në kuadër të zyrës së kryeministrit, mbështetur nga UNFPA – Zyra në Kosovë.

Në fjalën e tij, Kurti ka thënë se regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe i banesave përbën një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme institucionale në vendin tonë.

“Të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e niveli i edukimit, janë bilanci empirik i së tashmes dhe baza e politikave për të ardhmen. Ato u mundësojnë të gjithë shfrytëzuesve të të dhënave, e veçanërisht vendimmarrësve në nivelin lokal e qendror, por edhe donatorëve e investuesve të tjerë – orientimin dhe targetimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët”, ka thënë Kurti.

Të dhënat, është shprehur kryeministri Kurti “na ndihmojnë të sigurojmë nivel më të lartë të transparencës dhe të llogaridhënies dhe se ato po ashtu janë pikë referuese për një planifikim afatgjatë dhe parashikime të zhvillimeve të rëndësishme socio-ekonomike’.

Më tutje, Kurti ka thënë se të dhënat flasin për një rritje ekonomike historike në vendin tonë për vitin që shkoi me 10.7 për qind të bruto produktit vendor, ndërsa në çerekun e parë të këtij viti, kemi rritje mbi 4 për qind të bruto produktit vendor.

“Rritjen ekonomike po e shpërndajmë të qytetarët, nëpërmjet masave e politikave të informuara nga të dhënat”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se masat që janë marrë për të mbështetur qytetarët dhe bizneset, si dhe miratimin e projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2023, në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.

“Janë të dhënat ato që do të udhëzojnë ekzekutimin e këtij buxheti, bashkë me angazhimin e qeverisë për t’i avancuar të gjitha aspektet që ndikojnë në jetën e qytetarëve në Republikën e Kosovës”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg…