Kurti riemëron Agron Llugaliun, drejtor të Doganës së Kosovës

17 prill 2025 | 13:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti,  ka pritur të enjten në qeveri drejtorin e përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

Me këtë rast, Kurti në fund të mandatit të qeverisjes Kurti II e ka riemëruar Llugaliun si drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës me mandat katërvjeçar, sipas propozimit të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.

“Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, falënderuan drejtorin Llugaliu për punën e deritanishme, e përgëzuan për performancën e tij dhe të Doganës dhe e uruan për mandatin e ri duke i dëshiruar suksese të mëtejme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

fotografia e kryeministri17.4.2025-ZKM-1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Martirja e Kosovës, ANICA BUCOLLI, është nëna që ushqeu me…