Kurti: Serbia ka zgjedhur konfrontimin, refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes

17 shkurt 2024 | 13:27

Kryeministri Albin Kurti në seancën plenare për nder të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka folur për dialogun me Serbinë ku ka thënë se Serbia në vend të fqinjësisë së mirë ka zgjedhur konfrontimin.

Ai tha se Serbia dështoi në sulmin terrorist në Banjskë falë profesionalizimit të Serbisë.

Kurti tha se më 24 shtator 2023, Kosovës iu desh të jepte sërish dëshmor.

“Ajo fillimisht kishte refuzuar propozimin franko-gjerman e sot vazhdon të refuzojë nënshkrimin e marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës që sjell fqinjësi të mirë europiane. Në vend të saj ajo madje përqafoi terrorizmin edhe aty dështoi me turp përballë heroizmit dhe profesionalizmit të policisë sonë. Mirëpo, për mbrojtjen e Republikës sonë prej terroristëve të financuar, ushtruar dhe drejtuar nga Serbia u desh që përsëri të jepnim dëshmor. Rreshteri Afrim Binjaku i shtohet pleadës së dëshmorëve tonë. Pa sakrificën sublime të tyre ne nuk do të përkujtonim sot përvjetorin e Republikës. Lavdi dëshmorëve! Republika kurrë nuk ju harron”, tha Kurti.

Kurti përmendi edhe diskriminimin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve në Luginë përmes pasivizimit të adresave.

“Ndërkaq, shqiptarët në Luginën e Preshevës janë pakica më e diskriminuar në Europë që edhe sot po i nënshtrohet spastrimit nëpërmjet të ashtuquajturit pasivizim të adresave. Është për keqardhje e fatkeqe që fqinji ynë verior ka zgjedhur rrugën e konfrontimit dhe të bllokimit të funksionimit të brendshëm të Republikës sonë dhe të njohjeve të saj së jashtme”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga foltorja e Kuvendit të…