Kurti: Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të Kosovës

01 gusht 2025 | 13:59

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të premten ka thënë se Kosova po angazhohet për thellimin e forcim të partneriteteve me shtetet aleate, demokratike e paqedashëse, fqinji ynë agresiv, Serbia, po i vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë.

“Mirëpo institucionet e inteligjencës dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve. Këtu përfshihen edhe arrestimet e personave përgjegjës me dëshmi për aktivitetet e tyre kundër Kosovës – sikurse rastet e: Bojan Jevtiq – toger në Policinë e Kosovës, i arrestuar me datë 17 korrik 2025, mbi dyshime të bazuara për veprimtari spiunazhi në Republikën e Kosovës, për interesa të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA), me synim rrezikimin e sigurisë në përgjithësi dhe operacionet e Policisë së Kosovës në veçanti; dhe Igor Popoviq – ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën ‘Zyra për Kosovë’ në Qeverinë e Serbisë, i arrestuar me datë 18 korrik 2025, për nxitje të përçarjes dhe mos durimit ndëretnik. Në lidhje me këtë të fundit, institucionet tona, kanë siguruar dëshmi për lidhjet e tij me Agjencinë për Siguri dhe Informim (BIA) dhe ushtrimin e aktiviteteve në dobi të saj. Ndër to përfshihen: Incizimin ilegal të bisedave të datës 17 shtator 2020 që janë zhvilluar në Bruksel, në objektin e Bashkimit Evropian, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi; pastaj përpjekje për pengim dhe sabotim të drejtësisë; dhen aktivitete tjera që cenojnë sigurinë kombëtare të vendit”, ka thënë Kurti, duke shtuar se rasti i fundit ku dëshmohet autoincizimi ilegal dhe i fshehtë i bisedave në Bruksel, është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaqë në një formë që nuk e kanë hasur më herët të qasjes sistematike, destruktive, minuese dhe sabotuese të Serbisë, në raport me palët, ndërmjetësuesin dhe vet procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova gjendet në një situatë tejet të ndërlikuar, në një…