
Kurti shfuqizon vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar
12 shkurt
10:19
Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.
Kryeministri Albin Kurti tha se vendimi hyn në fuqi nga data e nënshkrimit.
Por me këtë vendim nuk preken pagat e prokurorëve e gjyqtarëve.
Gjithashtu është marrë vendim edhe heqja e përfitimeve të zyrtarëve që e kanë përfunduar mandatin.
Qeveria mori vendim edhe për anulimin e disa vendimeve të marra nga ish kryeministri Ramush Haradinaj përfshirë këtu edhe koordinatorët e emëruar më herët.