Kurti s’i komenton fryrjet e Vuçiqit: Për marrëveshjen finale na duhen pak muaj

02 dhjetor 2022 | 14:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka dashur t’i komentojë fryrjet e bëra nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili e ka quajtur Kurtin “llum terrorist”.

Ai ka thënë se mund të flasë për pajtimi ose mospajtime me Vuçiqin, por jo edhe për nivel të edukatës së kreut të shtetit serb.

Kurti edhe një herë është shprehur i bindur se për marrëveshjen finale me Serbinë duhen pak muaj.

Ndërsa kur ka folur për Asociacioni e komunave me shumicë serbe, Kurti ka thënë se nuk ka përgjigje të re për këtë temë.

“Ftesa që më pati ardhur për të shkuar në Bruksel ka pasur një draft deklaratë që është përmendur marsi i vitit të ardhëm dhe ka qenë ndër arsyet pse premë biletën për Bruksel dhe unë besoj se nëse duam marrëveshjen dhe normalizimin e marrëdhënieve nuk ka dyshim që nevojiten farë pak muaj”.

“Unë mund të flas për qëndrimet, për pajtimet dhe mospajtime, por jo për nivel të edukatës së kreut të fqinjit verior. Të drejtat e pakicave janë të rregulluara me Kushtetutë në gjashtë nëne. Besoj që ata që janë të pakënaqur më Kushtetutë duhet ta kenë barrën e argumentimin se çka nuk mjafton. Sa i përket Asociacionit unë nuk ka përgjigjur të re por në kapitullin e katërt unë aty kam thënë së do të ketë konsideratë për marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe implementimin e tyre. Të drejtat e pakicave duhet t’i respektojmë”, ka thënë Kurti pas vizitës në shoqatën Handikos në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një eliminim i tillë në këtë formë, që në fazën…