
Kurti siguron presidentin e Këshillit Evropian për angazhimin e tij në dialog
Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, të cilit ka thënë se ia ka ripërsëritur tri prioritetet e qeverisë, në mesin e të cilave nuk është dialogu me Serbinë.
Megjithatë, Kurti ka siguruar presidentin e Këshillit Evropian për angazhimin e qeverisë së tij për dialogun.
“Përpara vizitës sime në Bruksel, unë kisha një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Unë e falënderova atë për përgëzimet e tij për fitoren tonë dhe përsërita që sigurimi i vaksinave, krijimi i vendeve të punës dhe drejtësia janë tre prioritetet e para të qeverisë. Unë gjithashtu e sigurova atë për angazhimin tonë në dialog”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.
Ahead of my visit to Brussels I had a 📞with the President of @EUCouncil @eucopresident. I thanked him for his congrats on our victory & reiterated that securing vaccines & delivering on jobs & justice are gov. top priorities. I also assured him of our commitment to the dialogue. pic.twitter.com/jtZj1MvG26
— Albin Kurti (@albinkurti) April 27, 2021