Peci dhe ambasadori austriak koordinohen për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë

27 prill 2021 | 15:45

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës ka pritur në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe Sandra Horina, përfaqësuese e Agjensisë Austriake për Zhvillim në Kosovë.

“Në këtë takim është biseduar kryesisht rreth mundësisë së realizimit të projekteve konkrete në fushën e bujqësisë, në projektet për zhvillimin rural, përkrahja e fermerëve të rinj, si dhe fuqizimin e grave fermerë si pjesë integrale e zhvillimi të bujqësisë në Kosovë. Gjatë takimit, ministri Faton Peci potencoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në të gjitha sferat që mbulon kjo Ministri, ndërsa u fol edhe për ide konkrete si zhvillimi dhe avancimi i bujqësisë organike dhe mundësia e qasjes në fondet e Bashkimit Evropian.”, është thënë në njoftimin e MBPZhR.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar edhe në Tropojë numërimi i votave për kandidatët.…