Kurti sot bën homazhe në Gjakovë, pastaj shkon për vizitë në Mitrovicë

02 prill 2024 | 08:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditë së martë do të jetë në Gjakovë dhe Mitrovicë.

Në Gjakovë ai do të bëjë homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës nga ora 08:00.

Ndërsa nga ora 8:40 Kurti bën homazhe te varrezat e familjes Vejsa në Gjakovë.

Pas Gjakovës, Kurti do të udhëtojë në Mitrovicë, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës që bëhet në orën 11:00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e taksave në autostradën Egnatia në veri të Greqisë…