“Kurti sprovën e parë do ta ketë më 31 tetor”

19 tetor 2022 | 23:06

Opinionisti, Rrahman Paçarizi, vlerëson se lidhur me çështjen Kosovë-Serbi tash ka ardhur një plan tjetër, njëlloj marrëveshje për implementim, operacionalizim, përcaktim i dinamikave për të mbërritur te ajo ku synohej.

Sipas tij, plani franko-gjerman këtë e ofron, një periudhë pesëvjeçare ku Kosova do të pranohej por nuk do të njihej nga Serbia si shtet, po do të pranohej ekzistenca e saj për të mos u penguar, etj.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Paçarizi po ashtu deklaroi se kryeministri i Kosovës tash do të gjendet para një sprove.

“Albin Kurti sprovën e parë do ta ketë më 31 tetor kur do të vendosë për ta zgjatur apo për të mos e zgjatur afatin. Unë mendoj që nuk ka asnjë arsye racionale për të mos e zgjatur sepse do të identifikohej.

Procesi i dialogut është në një fazë të tillë që tash luhet me milimetra, dhe secila palë që identifikohet si pala që e pengon dialogun do të ketë reperkusione”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot e kemi shumë të vështirë të dallojmë një zë…