Kurti s’tregon nëse i ka apo jo votat për qeverinë e re

25 tetor 2025 | 12:24

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve lidhur me sigurimin e 61 votave të nevojshme për formimin e qeverisë së re, raporton EO.

Ai ka injoruar pyetjet, duke mos dhënë asnjë koment mbi situatën politike dhe procesin e krijimit të shumicës parlamentare.Në Kuvendin e Kosovës, të dielën, do të mbahet seanca për zgjedhjen e qeverisë së re.

Gjatë ditës, Kurti mori pjesë në konferencën “Software Freedom Kosova 2025” – ngjarja më e madhe vjetore për softuerin e lirë dhe me burim të hapur në Evropën Juglindore, e organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kujtuar…