Kurti takohet me ambasadorin hungarez, flasin për zhvillimet politike në vend

19 prill 11:53

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputetja e kësaj lëvizje, Arbërie Nagavci, kanë pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen politike në vend, integrimet euroatlantike dhe për bashkëpunimin bilateral të Kosovës me Hungarinë.

Kurti ka folur për hapat të cilat Lëvizja Vetëvendosje propozon për të dalë nga kjo situatë e cila ka shkaktuar diku ngecje e diku regres në dimensionin socio-ekonomik dhe politiko-institucional.

Të dyja palët pas diskutimit janë pajtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm e takime të mëtutjeshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka paralajmëruar të enjten për vendosjen e…