Kurti takohet me kadetët e FSK-së

28 nëntor 2021 | 14:59

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim katër kadetët e Forcës së Sigurisë Kosovës, Alma Kololli, Blend Spahiu, Diogjena Rrudhani dhe Endi Sherifi, që janë duke ndjekur studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në takimin që u mbajt pikërisht në Ditën e Flamurit, kryeministri Kurti ua ka uruar këtë festë të rëndësishme për kombin tonë katër kadetëve të pranishëm.

Ai i inkurajoi që të përfitojnë sa më shumë prej Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe nga ndërveprimet me ushtarakët e Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Ky është brezi i parë i kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që për 3 vjet do të ndjekë studimet në këtë akademi. Kadetët u shprehën se për ta është krenari që të përfaqësojnë Kosovën në këtë institucion të rëndësishëm, kurse nder që të takohen me kryeministrin Kurti në këtë datë të sotme”, është thënë në komunikatën e Qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Vlorë me…