Kurti takohet me Lajçakun në Greqi: Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë

17 korrik 2023 | 20:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në Greqi, në kuadër të Simpoziumit SYM.

Ai ka publikuar në Twitter një fotografi nga takimi me të, derisa ka thënë se kanë biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Pata një bisedë të gjatë me emisarin Miroslav Lajçak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Klinaku nga OVL e UÇK, ka thënë se i…