Kurti takohet me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, ja për çfarë biseduan

06 korrik 2021 | 18:22

Puna dhe të arriturat kryesore të 100 ditëve të qeverisë ishin tema kyçe e takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në këtë takim është vlerësuar përmirësimi i situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe sigurimi i dy milionë vaksinave për qytetarët e Kosovës.

Shefi i qeverisë ka falënderuar ambasadorin Szunyog për mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së Bashkimit Evropian (BE).

“U diskutua për Procesin e Berlinit dhe perspektivën e Kosovës dhe rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe Raportin e ardhshëm të Progresit për Kosovën. Gjatë takimit u bisedua edhe për sektorin e energjisë në vend, riparimet e nevojshme të termo-elektranave, si dhe prioritetet dhe përkushtimin ndaj të gjitha komuniteteve pakicë në Kosovë”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjakovës ka dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore…