Kurti takohet me një delegacion gjerman

25 janar 2018 | 13:14

Një delegacion gjerman ka vizituar sot Lëvizjen Vetëvendosje. Në mes tyre ishin dhe Bernd Karwise dhe Heinz Stoppe.

Ata janë pritur nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deputeti Sami Kurteshi dhe koordinatorja e komiteteve profesionale, Dejona Mihali.

Gjatë takimit Kurti dhe të tjerët kanë njoftuar delegacionin gjerman për programin qeverisës që përfshin tri reformat për shtetin zhvillimor (Fondi sovran, Agjencia e zhvillimit, Banka zhvillimore) që do ta nxirrnin nga kriza Republikën e Kosovës duke rritur punësimin.

Nga ana e tyre delegacioni gjerman i shoqëruar nga profesionistë shqiptarë, kanë shprehur interesimin e veçantë për të njohur dhe kuptuar në hollësi hapësirat e bashkëpunimit në sektorët strategjikë dhe gjendjen aktuale të ekonomisë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës  ka miratuar Raportin e Avokatit…