Kurti takon ambasadorin e Italisë, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve
25 shkurt 2026
| 14:54
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Ambasadori italian e ka uruar Kurtin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të qeverisë, duke riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit është diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë.
Të dy palët kanë shprehur vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve.



