Kurti takon ambasadorin Minxhozi, bashkëpunimi mes dy vendeve i domosdoshëm

29 qershor 2020 | 15:03

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozin, me të cilin kanë folur për situatën politike dhe gjendjen e përkeqësuar të shëndetit publik si rezultat i përhapjes se  Covid-19 në javët e fundit.

“Kosova, nga një histori suksesi në menaxhimin e pandemisë shpejt ka rrëshqitur në grupin e vendeve të cilat po përjetojnë përkeqësim të përshpejtuar të situatës. Kjo kërkon vëmendje prioritare, planifikim dhe guxim për ndërhyrje që sigurojnë menaxhim dhe luftim efikas të pandemisë. Në këtë drejtim, u fol për rëndësinë dhe nevojën për bashkëpunim mes dy vendeve përballë kësaj sfide”, është thënë në komunikatën e LV-së.

Në këtë takim është folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

“Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë ka rëndësi historike të pazëvendësueshme. Ai duhet të shtrihet në shumë rrafshe, duke filluar nga ai bilateral ekonomik, me qëllim rritjen e qarkullimit të mallrave dhe prodhimeve. Pas goditjes që pandemia i ka dhënë ekonomive tona, nevoja për ta shtuar bashkëpunimin është bërë e domosdoshme, ishte përshtypja që ndanë Kryetari Kurti dhe ambasadori Minxhozi në këtë takim”, është thënë në komunikatë.

(M.K / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur të hënën në…