UNDP-ja konfirmon vazhdimin e përkrahjes për Kosovën

29 qershor 2020 | 14:54

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur të hënën në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko. Në takim u bisedua për situatën socio-ekonomike në vendin tonë si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Financave dhe UNDP-së në projekte të ndryshme.

Ministrja Bajrami ka falënderuar Suokko dhe UNDP-në për angazhimin dhe kontributin e tyre në Kosovë, veçanërisht për ndihmën e UNDP-së ndaj Ministrisë së Financave gjatë pandemisë Covid19.

Ajo gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Financave për thellimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta që kanë për qëllim avancimin e qeverisjes së mirë, rritjes së transparencës dhe të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, duke uruar ministren Bajrami për pozitën e re në krye të Ministrisë së Financave, shprehi gatishmërinë e UNDP-së për vazhdimin e përkrahjes së Kosovës në ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se vendi është…