Kurti takon Rashiqin, flasin për gjendjen politike në Kosovë

09 shtator 2018 | 15:24

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar me ish-deputetin serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, me të cilin ka diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend.

“Me politikanin e njohur serb nga Kosova, Nenad Rashiq, sot diskutuam për situatën politike dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, për nevojën e dialogut nga poshtë me serbët për integrim të qëndrueshëm shoqëror dhe institucional të tyre në Kosovë, si dhe kundër pazareve të rrezikshme të krerëve autokratë shtetërorë që po bëhen në kurriz të popujve dhe demokracisë, të paqes e të ardhmërisë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri…