
Kurti takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit
13 mars 2023
| 13:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
Zyra e kryeministrit ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar për sundimin e ligjit dhe situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.
“Me z. Wigemark, kryeministri Kurti diskutoi për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend. Ai u informua nga z. Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.