Prishtina dhe Trepça synojnë fitor

13 mars 2023 | 13:00

Ndeshja e fundit në kuadër të javës së 25-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, do të zhvillohet sot.

“Ajka” për në fund, përballen Sigal Prishtina dhe Trepça. Këto dy skuadra përveç që janë ndeshur tri herë gjatë garave të rregullta janë përballur edhe në dy finale.

Prishtinasit i mundën në Superkupë, kurse mitrovicasit ju kundërpërgjigjën për Kupë.

“Bardhekaltrit” janë në vendin e parë me 18 fitore e gjashtë humbje, kurse ‘Xehetarët’ janë në vendin e katërt me 15 fitore e nëntë humbje.

Prince Caffe Superliga – Java 25

E hënë
18:30 Sigal Prishtina – Trepça

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndërprerë fjalimin e tij…