Kurti takon Ulutasin, thekson gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in

08 tetor 2025 | 12:52

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur të mërkurën në takim mirëseardhës komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Ozkan Ulutas.

Diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks mbi situatën e sigurisë dhe për rëndësinë e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë të vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë.

Duke i uruar mirëseardhje përsëri në Kosovë dhe duke i dëshiruar suksese në mandatin e dytë si komandant i KFOR-it, kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren në…