Kurti thotë Lajçaku duhet të jap llogari

18 shtator 2023 | 11:23

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kritikuar rolin e emisarit special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se Lajçaku po ia mban anën Serbisë.

Ai ka thënë se lidhur me punën e tij ai duhet t’i jap llogari institucioneve të BE-së.

“Emisari Evropian Lajçak natyrisht se nuk me jep llogari mua si kryeministër. Ai u jep llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Ajo se çka kam thënë në veçanti kohëve të fundit, është më se e mjaftueshme për këtë llogaridhënie”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie ku ka dhënë informacione rreth takimit të fundit të Bruksel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa pasojë në njerëz, ka…