Kurti thotë se ideja për shkëmbim territoresh vjen nga Serbia dhe Rusia

06 janar 2019 | 12:57

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ideja për shkëmbim territoresh është projekt që vjen nga Serbia dhe Rusia.

Kurti citon një letër të ish kryenogociatores Edita Tahirit, dërguar përfaqësueses të lartë të BE-së, Federica Mogherinit, ku theksohet se ideja për ndryshim të kufijve në rajonin e Ballkanit është skenarë i ndikuar nga Rusia.

Postimi i plotë i Kurtit në llogarinë e vet në “Facebook”:

North by North-East

Znj. Tahiri e patëm kundërshtuar e kritikuar me të drejtë përgjatë dialogut 2011-2017 me Serbinë. Mund të jetë vetëm më keq sesa që e thotë ajo në këtë letër që sot i mbushi një vit e gjysmë. Aventura personale e presidentit të Kosovës gjithsesi nuk është edhe projekt personal. Ky projekt vjen nga Serbia e Rusia, pra nga veri-lindja, në kontrast me aleancën e veri-perëndimit, NATO-n.

Në letrën e saj dërguar znj. Mogherini e që mban datën 6 korrik 2017, ish ministrja pa portofol dhe ish kryenegociatorja e Kosovës, znj. Edita Tahiri, ndër të tjera shkruan edhe këtë: “Serbia gjithashtu u përpoq të luante disa skenarë të natyrës gjeopolitike duke promovuar idetë e ndryshimit të kufijve në rajon dhe këmbimin e territoreve, të cilat dukej se ishin ndikuar nga Rusia dhe ambiciet e saj për të rikthyer ndikimin e saj, të humbur pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Këto janë skenarë mjaft të rrezikshëm, të cilët kundërshtohen nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke qenë se pozicioni ynë i përbashkët strategjik është rreshtimi me botën Perëndimore dhe me komunitetin Euro-Atlantik.”

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho e ka refuzuar ofertën e skuadrës së Benficas,…