Kurti thotë se zgjedhjet serbe nuk mund të mbahen pa marrëveshje me Kosovën
22 mars 2022
| 14:24
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur se zgjedhjet serbe të 3 prillit, mund të mbahen vetëm me marrëveshje me Kosovën.
Në një lidhje direkte në emisionin “InfoKlania” në “Radio Klan FM”, Kurti nga Brezovica ku ka qëndruar për vizitë, ndër të tjerash ka thënë se nuk ka zhvillime të reja sa i përket kësaj çështjeje.
“Nuk ka ndonjë zhvillim të ri. Sa i përket zgjedhjeve serbe, ato mund të mbahen vetëm me marrëveshje me Kosovën, e për këtë na nevojitet një kërkesë e tyre e cila nuk ka ndodhur”, ka thënë kryeministri Kurti.



